Yuri Kim

Yuri Kim: Shqipëria dhe Kosova nënshkruan marrëveshjen për të bashkuar tregjet e energjisë elektrike

Pas marrëveshjes të nënshkruar pak ditë më parë për bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike të Shqipërisë dhe Kosovës,  ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim thotë se ky bashkëpunim është i barabartë me fuqi më të madhe negociuese dhe e barabartë po ashtu me çmime më të ulëta dhe më pak ndërprerje energjie. Shqipëria dhe Kosova nënshkruan marrëveshjen për të bashkuar tregjet e energjisë elektrike. “Bashkim” = fuqi më e madhe negociuese = çmime më të ulëta dhe më pak ndërprerje energjie. Si pjesë e mbështetjes së SHBA për sigurinë energjetike dhe integrimin rajonal, @USAID do të punojë me Shqipërinë dhe Kosovën për të krijuar shkëmbimin e forcave dhe për të lëvizur energjinë elektrike”, ka shkruar amabsadorja Kim. Ditë më parë kryetarët e Enteve Rregullatore ERE, ZRRE, si dhe administratorët e të dy operatorëve të Sistemit të Transmetimit OST dhe KOSTT, nënshkruan në Tiranë marrëveshjen mbi bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike Shqipëri dhe Kosovë. jo marrëveshje do të jetë bazë për marrëveshje të tjera të njëpasnjëshme, kushte dhe metodologji që do të miratohen për vënien në jetë të tregut të përbashkët energjetik nëpërmjet Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …