Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Çështja e gazsjellësit amerikan për Kosovën, nuk është vetëm çështje gypash

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas deklaratës së Amerikës dhe Greqisë për çështjen e bashkëpunimit bë fushën e energjetikës, ku  është përmendur edhe integrimi euroatlantik i rajonit të Ballkanit Perëndimor, i ka bërë thirrje dhe një herë Qeverisë Kurti që të shqyrtojë  mirë çështjen e gazsjellësit, pasi nuk është vetëm çështje gypash. Ata që e shohin vetëm në këtë aspekt janë shkurtpamës dhe sabotues të orientimeve perëndimor të Kosovës, pasi gazsjellësi amerikan, është i një rëndësie të jetike për ne si shtet i ri”, ka shkruar Haradinaj. Kjo nënkupton poashtu që Kosova të mbështes të gjitha projektet që e afrojnë Kosovën sa më afër BE-së e NATO-s, duke përfshirë këtu edhe gazsjellësin amerikan, projekt ky i një rëndësie strategjike dhe ekonomike, që do të garantonte edhe sigurinë energjetike të vendit tonë. Justifikimet banale të qeverisë së Kosovës për refuzimin e këtij projekti, se kjo është “çështje e disa gypave”, janë jo vetëm shkurtpamëse, por edhe sabotim i orientimeve properëndimore e euroatlantike të Kosovës”, ka saktësuar, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …