Avni Ajdini: Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është diskriminues në disa sektorë

BSPK-ja ndjekë me shqetësim rritjen e çmimeve të artikujve esencialë në Kosovë dhe propozon ngritje të pagave

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, po ndjekë me shqetësim rritjen e çmimeve të artikujve esencial në Kosovë, vendim ky që rëndon edhe me tepër gjendjen sociale të punëtorëve dhe të qytetarëve të vendit tonë. Fatkeqësisht edhe pse ka rritje të vazhdueshme të çmimeve edhe për artikujt esencial siç janë mielli, vaji sheqeri, etj., nuk kemi rritje pagash për punëtorët si dhe paga minimale në vend vazhdon të mbetet e njëjtë. Kryetari i BSPK-së, dhe njëkohësisht si kryesues i Këshillit ekonomik-social, Atdhe Hykolli  ka ftuar  publikisht qeverinë që t’i bashkohet Këshillit ekonomik-social dhe të iniciohet rritja e pagës minimale në vend. Është e rëndësishme që kjo të bëhet sa më parë në mënyra që të përfshihet në Buxhetin e vitit të ardhshëm. Njëkohësisht ftoj deputetët e Parlamentit të Kosovës, pa dallim  që të përkrahin rritjen e pagës minimale në vend. BSPK, mbetet e  përkushtuar të bashkëpunojmë me qeverinë dhe secilin institucion që mbështetë kauzën e drejtë sociale për rritjen  e pagës minimale në vend, thuhet në komunikatën e BSPK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …