Fillimi / Lajmet / Shqipëria e vlerësuar nga Amerika me një çmim për mbështetjen e barazisë gjinore dhe për strehimin e afganëve

Shqipëria e vlerësuar nga Amerika me një çmim për mbështetjen e barazisë gjinore dhe për strehimin e afganëve

Shqipëria është vlerësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një çmim për mbështetjen e barazisë gjinore për rolin e qeverisë shqiptare për strehimin e afganëve. Zyrtarja e lartë në zyrën e sekretarit për çështjet globale të grave, Katrina Fotovat i ka dhunuar çmimin, zëvendës-ministres së Jashtme Megi Fino. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila nënvizon se zyrtarja e SHBA i ka shprehur mirënjohjen e saj popullit shqiptar për mikpritjen dhe dhënien e ngrohtësisë për njerëzit në nevojë.  “Katrina Fotovat, Zyrtare e Lartë në Zyrën e Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave vizitoi dje Shqipërinë dhe i dorëzoi qeverisë shqiptare Çmimin Mbështetës të Barazisë Gjinore për udhëheqjen dhe rolin e saj historik në dhënien e një strehe të sigurt për afganët në nevojë. Zëvendës Ministrja e Jashtme Megi Fino mori çmimin Çmimin Mbështetës të Barazisë Gjinore në emër të qeverisë shqiptare.

Zyrtarja e lartë i shprehu mirënjohjen e saj popullit shqiptar për mikpritjen dhe dhënien e ngrohtësisë për njerëzit në nevojë. Ajo falënderoi popullin shqiptar për bashkëpunimin dhe miqësinë e ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Gjatë takimit të saj me Zëvendës Ministren e Jashtme Fino, zyrtarja e lartë pati gjithashtu mundësinë për të diskutuar çështje të rëndësishme si fuqizimi i grave, paqja dhe siguria”, shkruhet në postimin e ambasadës së SHBA. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Armë të fuqishme amerikane por zbarkohen në Ukrainë, ndërsa ambasada në Kiev evakuon personelin

Armë të fuqishme amerikane po zbarkohen në Ukrainë, ndërsa ambasada në Kiev evakuon personelin

Ambasada amerikane, në Ukrainë, ka kërkuar evakuimin e stafit jo esencial të saj në mes ...