Atifete jahjaga

ZKA: Ja si zhvatej buxheti i Kosovës, në kohën e kryetares (së zarfit) Atifete Jahjaga

Zyra Kombëtare e Auditimit, pas hulumtimit që ka bërë  ka zbuluar se Policia e Kosovës, kishte blerë 51 bileta të klasave më të larta se klasa ekonomike dhe  vlera e tyre e përgjithshme ishte 68 mijë e 947 euro. Vetëm për një zyrtare të Policisë së Kosovës, që ishte mbrojtje e afërt e ish-presidentes Atifete Jahjaga, janë shpenzuar mbi 34 mijë euro nga buxheti për udhëtime të klasit biznes. Biletat e tilla ishin blerë për zyrtaren policore që ishte në mbrojtje të afërt të ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, për zyrtaren në fjalë ishin shpenzuar rreth 34 mijë e 425 euro për 16 bileta, e që i takojnë klasës biznes. Sipas raportit të auditimit, mesatarisht bileta për të, ka kushtuar rreth 1 mijë e 401 euro. Bileta më e shtrenjtë e paguar për këtë zyrtare ishte 5 mijë e 483 euro dhe atë nga Vjena për Boston  dhe kthim për në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Agim Shahini: 600 biznese u larguan në Shqipëri – Kapitali po ikën, Kosova po dobësohet

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ngritur shqetësime serioze për ikjen masive të kapitalit vendor jashtë …