International Charity Organization ndihmon familjet vitiase në nevojë me pako ushqimore

International Charity Organization, ka vazhduar me aktivitet e saj humane për qytetarët vitias të cilët kanë nevojë. Gjatë ditës ata kanë bërë shpërndarjen e 100 pakove me mish për 200 familje vitias dhe atë në kuadër të aksionit “Qurban Kosovo 2021”. Me këtë rast Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Valentina Mehmeti ka falënderuar këtë organizatë e cila në vazhdimësi përmes projekteve të ndryshme ka ndihmuar qytetarët vitias të cilët kanë nevojë për mbështetje shkaku i gjendjes së vështirësuar financiare. Ajo tha se kjo ndihmë vlerësohet lartë nga kjo komunë por edhe nga qytetarët vitias sidomos në këtë kohë kur ka rritje të çmimeve për produktet ushqimore.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …