Besnik Tahiri

Grupi parlamentar i AAK-së ka iniciuar debatin parlamentar në Kuvend lidhur me ngritjen e çmimeve të produkteve elementare

Grupi parlamentar i AAK-së ka iniciuar debatin parlamentar në Kuvendin e Kosovës për ngritjen e çmimeve të produkteve elementare. Shefi i grupit parlamentare të AAK-së, Besnik Tahiri, në një konferencë për media, ka thënë se ngritja e çmimeve është një problem shqetësues duhet të adresohet edhe në legjislativ. Besnik Tahiri e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për deklarimet e tij për rolin e qeverisë në ngritjen e çmimeve. “A është Albin Kurti i tanishmi që thotë se qeveria nuk i rritë çmimet, apo i atëhershmi i cili thoshte se do të intervenon për ulje të çmimeve? A ka mashtruar atëherë, apo është e vërtet ajo çfarë po thotë tash?”, ka pyetur, Besnik Tahiri, i cili vendimet e fundit të qeverisë për ndihma ndaj qytetarëve, Tahiri i ka quajtur si elektorale.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …