leoni

Isa Mustafa

Isa Mustafa ia kujton Albin Kurtit sulmin mbi pronën e tij me mollotov nga aktivistët e Vetëvendosjes, “jo me shit e blej”

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa shprehu keqardhje që kryeministri, Albin Kurti, mori kërcënime. Ai kujtoi ditët kur aktivistë të Vetëvendosjes  sulmonin shtëpinë e tij. “Kjo ma kujtoi kohën kur, jo adresa shit e blej, por njerëzit e Albin Kurtit, kryeministrit të tanishëm, në terrin e datës 26 shkurt 2016 sulmuan shtëpinë time, (që isha kryeministër i Kosovës), me bomba molotov”. Kur arrita në shtëpi e pyeta shoqen time se si u ndjeve, a pate frikë, a të mbrojti policia?. Ajo ma ktheu: po çfarë!! Policët mezi e shpëtuan kryet e tyre, sepse e kapi flaka dhe tymi korridorin ku ata ishin të vendosur. Nuk kishte njësi speciale as mbrojtje speciale. Fati gruaja mbeti gjallë dhe policët që kujdeseshin për shtëpinë time nuk ishin lënduar. Kujtime të rënda, ka shkruar, në fund të postimit, ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …