Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

LSHK: FNP “DRINI POETIK” – MË 30 TETOR NË BK “PJETËR BOGDANI”, PRISHTINË

FNP “DRINI POETIK” – MË 30 TETOR NË BK “PJETËR BOGDANI”, PRISHTINË

LSHK-ja organizon festivalin XII ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik” në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, nga ora 12-20, më 30.10.2021.

Programi:

Sesioni letrar sivjet ka temë: “Raportet e letërsisë popullore me atë artistike”, ku do të paraqiten disa kumtesa.

Në “Veprën e hapur” do të përurohen disa vepra të anëtarëve të LSHK-së.

Në orën letrare “Lira magjike” do të deklamojnë poezitë e tyre dyzet poetë.

Sesioni letrar dhe “Vepra e hapur” fillojnë në orën 12, kurse “Lira magjike” nga ora 17.

Për shkak të pandemisë është kufizuar numri i pjesëmarrësve në festival, kurse manifestimi zhvillohet pa publik.

Jepen tri çmime letrare “Metafora I, II, III” dhe një komplet librash të Institutit Albanologjik të Prishtinës nga juria letrare.

Për shkak të rrethana aktuale, pandemisë dhe përkrahjes materiale, do të na mungojnë edhe poetët mysafirë nga jashtë Republikës së Kosovës.

Kryesia e LSHK-së,

Kryetari

Prof. dr. Shyqri Galica
tel. 044 158 324

Kontrolloni gjithashtu

Organizata Dëshmorëve: 5 Maji, data simbol e Dëshmorëve të Atdheut

Të nderuar pjesëtarë të Familjeve të Dëshmorëve të LANÇ dhe të gjithë Dëshmorëve të Atdheut! …