Staten Island - Nju Jork: Komuniteti Shqiptar ne Staten Island Nju Jork  ne krah te kandidatit demokrat, Sal Albanese per Keshill Bashkiak!

Staten Island – Nju Jork: Komuniteti Shqiptar ne Staten Island Nju Jork  ne krah te kandidatit demokrat, Sal Albanese per Keshill Bashkiak!

Staten Island – Nju Jork: Komuniteti Shqiptar ne Staten Island Nju Jork  ne krah te kandidatit Demokrat Sal Albanese per Keshill Bashkiak!  Komuniteti Shqiptar beri nje fushat historike ne zonen 50 ne Staten Island duke mbeshtetur Shqiptarin Marko Kepi kandidati Republikan. Fatkeqsisht mbas 3 muajsh ne seanse gjygjesore, Partia Republikane ne Staten Island beri cdo levizje mos tju numeroshin 200 vota te komunitetit shqiptar ne kete zone duke mbrojtur kandidatin e tyre, kundershtarin e Kepit.  Shqiptaret te zhgenjyer dhe te diskriminuar pergatiten protesta dhe grumbulluan fonde per te quar garen ne apelin e larte ne gjykaten e Brooklyn Nju Jork ku kater gjygjtar shprehen keqardhjen qe gjygjtari i shkalles se ulet ne Staten Island qe u emerua nga partia Republikane i muhoj votuesit te drejten te deshmonin ne gjygj per voten e tyre duke i mohuar numerimin e votave qe kishin per Kepin.

Gjykata e larte nuk e rrezoj vendimin per shkak te afatit te shkurter kohor qe ishte shum afer dates se votimeve. Rrezultati u certifikua ne favor te kundershtarit te Kepit me 42 vota plus ku dhe 200 vota te komunitetit shqiptar ngelen te pa numeruar.  Komuniteti shqiptar tashme bejn thirrje ti bashkohen Arbereshit Sal Albanese per ti derguar nje mesazh te fort Partis Republikane ku shpresojn per her te par te kthejn nje zon Republikane ne fitore te demokratve.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …