Peter Stano

BE-ja ka konstatuar se situata në Bosnje e Hercegovinë paraqet burim të madh shqetësimi për këtë shtet dhe rajonin

Bashkimi Evropian ka konstatuar  se situata në Bosnje dhe Hercegovinë paraqet “burim të madh shqetësimi për këtë shtet dhe rajonin. Duke folur para gazetarëve në Bruksel, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se udhëheqësit politikë të këtij vendi duhet të gjejnë zgjidhje. “Duhet të angazhohemi në dialog politik, sepse kjo është e vetmja mënyrë konstruktive për të gjetur zgjidhje të krizës midis liderëve politikë. Veprimet e njëanshme dhe retorika e përçarjeve duhet të ndërpriten për të mirën e qytetarëve dhe të perspektivës evropiane të Bosnjës”, tha Stano, pasi  udhëheqësi serb i Bosnjës, Millorad Dodik, po kërcënon me ndarjen e Republikës serbe nga pjesa tjetër e Bosnjës. Peter Stano mendon se serbët e Bosnjës mund të tërhiqen nga ushtria e përbashkët e vendit dhe të rikrijojnë një forcë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …