Rama Vucic

Edi Rama duket se kurrë nuk e ka dëgjuar vërejtjen popullore: Kujdes, “Shkau nuk ka besë, më sa qeni”

“Shkau nuk ka besë më sa qeni”, është një vërejtje e urtisë popullore, që tingëllon shumë  vrazhdë, por nuk është  porosi raciste në rastin konkret, pavarësisht përgjithësimit, sepse jo tërë populli serb është i tillë, por krerët e tij, me ndonjë përjashtim të vogël, kurdoherë gjatë historisë janë treguar të pabesë e mizorë ndaj gjithë fqinjëve, madje edhe atyre sllavë…

Fjalia popullore, “Shkau nuk ka besë më sa qeni”, nuk është shpikja ime, por është e njohur nga të gjithë shqiptarët liridashës. Fakti pse e nxora këtë fjali nga trashëgimia popullore e Drenicës e më gjerë, ishte intervista e kryeministrit Edi Rama për “Dojçe Vele”. Këtë fjali në formë pak më të zbutur ia kishte thënë Fadil Hoxhës, e Rifat Berishës qysh në vitin 1944, plaku i mençur i Drenicës,  Tahir Berisha” Shkijet nuk kanë besë, gjithë na kanë mashtrue e kanë me iu mashtrue edhe juve.

Tani ky mesazh vërejtjeje  historike duhet t’ i adresohet kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama, për të cilin kemi respekt të gjithë në Kosovë, por pak kush pajtohet me  fiksionin  e tij për “Ballkanin e hapur”. Edi Ramën ende nuk e kanë befasuar serbët, andaj edhe iu beson, por shumë politikanë në Kosovë e kanë ngrënë këtë “sallatë serbe”, andaj nuk do ta provonin kurrë më. Ishte vetë, Enver Hoxha, i cili një kohë u kishte besuar serbëve, por më vonë ai iu përmbajt rigorozisht porosisë, “Shkau nuk ka besë më sa qeni”, prej vitit 1947 e deri në ditën kur vdiq, më 11 prill të vitit 1985.

Është bërë e ditur se në një intervistë për “Deutsche Welle”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama  ka deklaruar se duke u bërë edhe Kosova pjesë e Ballkanit të Hapur, mes saj edhe Shqipërisë nuk do të ketë më kufij, kjo pa u ndeshur me kundërshtimin e Serbisë. “Serbia ka pranuar që në mes Shqipërisë dhe Kosovës të mos ketë kufij. Gjë që ka qenë premtim i vazhdueshëm i të gjithëve dhe nuk është realizuar dot kurrë, sepse pikërisht sapo i shkonim afër asaj, na ngrihej e gjithë bota dhe thoshin Shqipëria e madhe dhe ka disa që nuk duan ta kuptojnë dhe thonë pse Serbisë do t’i marrim leje ne? Këtu nuk është çështja për të marrë leje. Këtu është çështja që ta bëjmë një gjë për të kuptuar që kjo gjë nuk bëhet dot, nëse Serbia vë alarmin që këta po bëjnë Shqipërinë e madhe”, tha Rama. “Ndërkohë Serbia është e gatshme që të pranojë në tryezë si të barabartë edhe Kosovën për të folur për çështjen e Ballkanit të hapur. Tani unë nuk e kuptoj dot se pse duhet refuzuar kjo mundësi dhe pse duhet të vuajnë njerëzit që e kanë të nevojshme në radhë të parë për arsye të punës së tyre, për arsye të biznesit të tyre, për arsye të lëvizjes së tyre Ballkanin e hapur, nuk e kuptoj dot”.

Nëse Edi Rama si diplomat i regjur që është, i di më mirë se unë këto porosi dhe me siguri  di sa duhet për armiqësinë, e cila po zgjatë qe 13 shekuj me serbët, këtë do ta provojë e ardhmja. Çuditërisht këtë konstatim e kishte pranuar edhe kryeadministratori  i parë i Kosovës, Bernard Kushner.

Në një rast të tillë, në cilësinë e diplomatit, Edi Ramës,  i lejohet loja e tillë politike, por nëse ai vërtetë i beson Serbisë së Vuçiqit, Sheshelit e Daçiqit, kjo do kishte për të qenë një vetëvrasje politike, sepse në historinë e këtyre dy popujve, nuk ekziston as edhe një marrëveshje e  vetme,  që të jetë nënshkruar e të cilën nuk e ka prishur Serbia, që nga Mesjeta e Nemanjidve e deri te kjo Serbia e sotme, e cila në vazhdimësinë e saj historike i ka përgjakur të gjithë fqinjët, shqiptarët, kroatët, magjarët, bullgarët, myslimanët boshnjakë, hebrenjtë, turqit e të tjerë. Kjo është historia, e cila mund të lexohet e të mësohet kudo, qoftë edhe në një tekst të thjeshtë shkollor, të  botuar në Serbi.

Nuk e them se ne të tjerët jemi sjellë si engjëj ndaj serbëve, sepse kjo nuk është e vërtetë, madje ka pasur raste kur jemi sjellë edhe mizorisht, me të njëjtin kut, por në dy shekujt e fundit, Serbia pati mbështetjen pa rezervë të Rusisë Cariste  të Fuqive të Mëdha, Francës, Anglisë, Italisë, Gjermanisë e shteteve të tjera, të cilat e krijuan Serbinë shtet në rolin e “Xhandarit të Ballkanit”, deri në vitin 1999, kur ata u detyruan ta godasin nga ajri “krijesën” e tyre.

Si mund t i besohet  “vullnetit” të mirë të Vuçiqit ndaj shqiptarëve e ndaj Kosovës veçanërisht kur po ky Vuçiq kërcënon me luftë, merr  jo vetëm përkrahje por edhe armë nga Rusia, thotë se kurrë në jetën e tij ai, as Serbia,  nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, kjo Serbi e cila me diplomacinë e vet ka arritur që më shumë se 10  shtete  të botës ta tërheqin aktin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, ka manipuluar dhe manipulon me qytetarët serbë të vendi tonë, të cilët, në një moment të caktuar  mund t’ i përdor si “mish për top”.

Por Vuçiqi nuk është torllak sikur paraqitet nganjëherë, por është një dinak i rafinuar, i cili mendon se po ta ketë krah Edi Ramën, çështjen e Kosovës do zgjidh në raport me Tiranën, edhe pse kjo kurrë nuk mund të ndodh, këtë ta paktën e di Edi Rama më misë se kushdo tjetër.

Po ashtu Vuçiqi do të jetë përfituesi më i fortë në të ashtuquajturin, “Ballkan i hapur” sepse ka industrinë dhe ekonominë  dhjetë herë më të zhvilluar se Shqipëria e të gjitha vendet e rajonit, sepse ëndrra e të gjithë ekspansionistëve serbë ka qenë e mbetet dalja në bregdetin e Adriatikut, në Durrës e në Shëngjin. Për të siguruar një dalje në det Serbia e Nikolla Pashiqit ka lënë mijëra kocka të ushtarëve të vet, në Shqipëri, të cilat kanë vrarë dhjetëra mijëra shqiptarë, të pafajshëm,  në trojet e tyre.

Pse kryeministri i nderuar i Shqipërisë,  Edi Rama,  nuk kërkon nga këshilltarët e tij, të zbulojnë nëse ka ndodhur  ndonjëherë ndonjë  marrëveshje  e suksesshme, dy palëshe shqiptaro-serbe,  përveç atyre me Esad Pashën e Ahmet Zogun. Madje ku i fundit, edhe pse ia kishte premtuar Pashiqit,  Vermoshin e Shën Naumin, pasi kishte marrë fronin në Tiranë, me ndihmën e ushtrisë së tij mercenare, nuk e kishte realizuar dot marrëveshjen.

Është në lajthitje  të plotë kryeministri, Edi  Rama, kur thotë se në rast se Kosova i bashkohet “Ballkanit të hapur” aty do të valëvitet edhe Flamuri i Kosovës, por nuk saktëson dot se cili flamur, ai që kemi ne në përdorim, apo ai i UNMIK-ut me fusnotën brenda. Mbase Rama nuk e di se ekziston edhe një flamur i tillë, nën të cilin një ministër i Albin Kurtit, një muaj më parë kishte nënshkruar një marrëveshje, në Serbi,  dhe ishte ankuar e arsyetuar se  atë flamur e kishin pranuar qeveritë e kaluara.  Madje zonja Edita Tahiri, që po e sulmon aq shumë Ramën, me rastin e pranimit të fusnotës, kishte thënë se ajo është si një fjollë bore, që sakaq fshihet e tretet. Fusnota ishte dhe mbeti, sepse as bora dhe as dimri nuk e treti.

Kryeministri i Shqipërisë pa dyshim se ka një qëllim të mirë, qëllim pragmatik politik, të cilin e prezanton për hir  të BE-së dhe Amerikës, dhe në këtë mes ai fiton poenë politikë. Rama, po ashtu e di fare mirë që Kosova nuk do ta bënte atë gabim. Andaj vepron  në dy binarë, “edhe mishi të piqet edhe helli   të mos digjet”.  Në lojë të tillë me Serbinë Ramës do t i digjet edhe mishi edhe helli, por nuk besoj se do të ketë kurrë farë pasojash, pasi ky projekt është i destinuar të dështojë, madje realisht edhe ka dështuar, sepse në kushtet e dhe rrethanat e tanishme, vetë momenti  nuk e favorizon.  Popujve të Ballkanit do t’ iu duhen së paku 100 vjet për t’ i mbyllur plagët e varret e armiqësive të trashëguara nëpër shekujt nga Roma e Bizanti nga Turqia e sllavët e mesjetës, nga Italia e Gjermania  nga Jugosllavia e Greqia…

Ballkani edhe shumë kohë do të mbetët i hapur si ndaj Rusisë ashtu edhe ndaj Evropës e Amerikës, dhe kjo është fatkeqësia e të gjithë popujve të rajonit.
Çuditërisht kështu  kërkonte  dikur, Ibrahim Rugova, një Kosovë të  pavarur, të  hapur si ndaj Shqipërisë, ashtu  dhe ndaj Serbisë dhe në fund të blic fjalimeve të tilla, qeshte, duke dhënë të kuptohej se kur ai  vetë nuk besonte në një mundësi të tillë, si mund t i bindte të tjerët ta besonin…

Ahmet Qeriqi

Prishtinë

  1. 11. 2021

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …