Burimet nga Haga bëjnë të ditur se prokurori, Alex Whiting, i cili ishte pjesëmarrës në të gjitha seancat që zhvilloheshin në Gjykatën Speciale kundër krerëve të luftës së UÇK-së, në disa të fundit, nuk u paraqit në seancat gjyqësore. Zyrtarisht thuhet se shefi i hetimeve në Zyrën e Prokurorisë në Hagë, pritet ta ndërrojë vendin e punës. Francezi Whiting bën pjesë në mesin e kandidatëve potencialë që është përzgjedhur, për t’u emëruar zëvendës-prokuror në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Nga Prokuroria e Gjykatës Speciale është larguar edhe David Harbach, pasi nga muaji tetor ka filluar punën në një zyrë avokature në Uashington. Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale nuk kanë pranuar të komentojë largimin me arsyetimin se këto janë çështje private të prokurorëve. Anton Nrecaj nga Instituti Clard, ka deklaruar se me largimin e prokurorëve krijohet një vakum i madh, dhe procesi i gjykimit që ka filluar tash e një vit, shkakton një zvarritje gjithmonë në dëm të të akuzuarve. Ky vakum merr kohë fillimisht pjesa e plotësimit dhe rekrutimit të prokurorëve të rinj që vonon dukshëm, dhe pastaj këtyre prokurorëve iu merr kohë që të trajtojnë me mijëra materiale që janë nëpër aktakuza”, ka thënë Anton Nrecaj.
