Prokuroria e Shtetit

Prokurori i Shtetit ju ka bërë thirrje qytetarëve që ta raportojnë çdo parregullsi gjatë procesit zgjedhor

Prokurori i Shtetit ju ka bërë thirrje qytetarëve që ta raportojnë çdo parregullsi gjatë procesit zgjedhor. Prokurori i Shtetit ka njoftuar se është duke përcjellur me vëmendje procesin zgjedhor. “Që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme, janë të angazhuar mbi pesëdhjetë (50) prokurorë dhe staf mbështetës, për të përcjellë për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të cilët janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë  në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit. Po ashtu, prokurori i shtetit me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria, të gjitha pretendimet për keqpërdorim të votes”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi rikandidohet për deputet: Premton përfaqësim me ndershmëri dhe punë të palodhur

Altin Krasniqi ka njoftuar se do të jetë sërish kandidat për deputet në Kuvendin e …