Haradinaj: I lus qytetarët që të dalin dhe të votojnë sepse duke mos votuar e ndëshkojnë veten

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj kanë marrë pjesë në zgjedhjet e sotme. Ata kanë votuar në qendrën e votimit në shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë. “ Edeh unë dhe Anita e shfrytëzuam drejtën tonë të votës. I lus qytetarët që të dalin dhe të votojnë sepse duke mos votuar e ndëshkojnë veten. Për katër vite do të jetojmë me një qeverisje që do të ndikojë gjithmonë, pra ju lutem votoni” deklaroi mes tjerash lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Murati

Valon Murati: Kosova po humb aleatët dhe po mbetet prapa, kriza politike po e thellon izolimin

Ish-ministri i Diasporës, Valon Murati, ka ngritur alarmin për pasojat që, sipas tij, po i …