Agron Kuçi

Agron Kuçi: Rezultati i publikuar nga KQZ-ja tregon se Ruzhdi Shehu është vetëm 29 vota para meje

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Junik, Agron Kuçi, ka reaguar pas rezultateve preliminare të KQZ-së për këtë komunë. Ai ka thënë se rezultati i publikuar sonte tregon se Ruzhdi Shehu është vetëm 29 vota para AAK-së. Tutje, Kuçi ka shtuar se do të presin deri sa të numërohet edhe vota e fundit. Ai u ka thënë qytetarëve: Me lejoni që fillimisht të ju falënderoj për besimin që keni treguar me vite të të tëra, ndaj Aleancës, duke na bërë fitues (zgjedhje lokale dhe nacionale) në më shumë se 9 procese zgjedhore nga viti 2009 e tutje! Rezultati i publikuar sonte, tregon që kundër kandidati im është 29 vota para nesh. Ne kemi edhe mbi 50 fletëvotime me kusht dhe 598 vota me postë, të cilat do numërohen në ditët në vijim, e të cilat do të jenë përcaktuese për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve!

Kontrolloni gjithashtu

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari kërkoi të ju ndërprehet fjala deputetëve të opozitës

Seanca e sotme e radhës për konstituimin e Kuvendit ka filluar me tensione mes deputetëve …