Ferat Shala

Ferat Shala: Kandidatët për anëtarë të bordit të KPMM-së janë ftuar në zyrë dhe janë intervistuar nga Albin Kurti

Sot në Kuvendin e Kosovës, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka bërë të ditur  se kandidatët për anëtarë të bordit të KPMM-së janë ftuar në zyrë të kryeministrit Albin Kurti dhe janë intervistuar nga ai. Shala ka  kërkuar nga ministrja  e drejtësisë,  Albulena Haxhiu të përgjigjet, se a është ndërhyrje në drejtësi një veprim i tillë”. A është ndërhyrje nëse kryeministri Kurti fton në zyrën e tij, interviston anëtarët e komisionit të pavarur të cilët do t i votojmë si komision të pavarur të dalë pas një procesi transparent. Cila është drejtësia këtu, kur kryeministri thërret në zyrën e tij, anëtarët e pavarur të një agjencioni. Kurrë nuk kam dëgjuar që kryeministri i ka ftuar anëtarët e komisioneve rregulltatore, i fton dhe i interviston”, ka thënë Shala. Në këtë pyetje, nuk është përgjigjur ministrja Albulenë Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj ua kujton atyre që kanë harruar trimërinë e Daut Haradinajt

Daut Haradinaj: “Kosova është zemra e secilit shqiptar”

Daut Haradinaj ka reaguar ashpër pas deklaratës së ministres serbe të Administratës dhe Pushtetit Lokal, …