28 Nëntori

OVL e UÇPMB-së, fton familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve të marrin pjesë në aktivitetet për Nëntorin – muajin e Lavdisë

Kryesia e Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, njoftojnë, familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve si dhe gjithë të interesuarit të marrin pjesë në aktivitetet që organizohen për Nëntorin – muajin e Lavdisë.

Për nderë të   ngjarjeve madhore që ndodhën në këtë muaj e veçanërisht  arritjeve të mëdha të UÇPMB-së, nga data 19 nëntor deri më 24 nëntor të vitit 2000.

Ishte data 19 nëntor kur filluan luftimet mbi kodrën e Lluçanit, dhe mbi malet e fshatit Tërnoc, e këto luftime do të zgjasin disa ditë derisa UÇPMB, arrin t’i mundë forcat policore serbe duke bërë që mbi 60% e territorit të Kosovës Lindore të  frymojnë lirshëm.

Andaj me 24 nëntor  2021 do të bëhet vendosja e kurorave me luleve tek varrezat e Dëshmorëve duke filluar në orën 11:00, në fshatin Lluçan e duke vazhduar në të gjitha vendet e komunës së Bujanocit.

Në mbrëmje në orën 18:00 do të organizohet ahengu tek “Kulla e Bashkimit”, në Kosaqë të Gjilanit.

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …