Gjykata Speciale

Një dëshmitar i mbrojtur i Gjykatës Speciale është tërhequr nga aplikimi i tij për t’u trajtuar viktimë e UÇK-së

Në konkursin që shumë kohë më parë ka shpallur Gjykata Speciale, ku kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë ata që pretendojnë se kanë qenë viktima të UÇK-së, deri tani kanë marrë këtë status qindra shqipfolës, kryesisht bashkëpunëtorë të ish regjimeve serbe. Nga Gjykata Speciale bëhet e ditur se një dëshmitar i mbrojtur, pa identitet publik,  është tërhequr nga aplikimi i tij për t u trajtuar se  viktimë në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë. I koduari me shifrën 35/06”, është njëri nga ata që  ka aplikuar për të dëshmuar si viktimë kundër krerëve të UÇK-së në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. I njëjti ka informuar Zyrën për Pjesëmarrjen e Viktimave se është tërhequr  nga aplikimi i tij. Këtë veprim ai e ka ndërmarrë më 9 nëntor, duke kontaktuar direkt me Zyrën ku fillimisht ai e kishte dërguar aplikimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …