Aksidentohet vetura e Sali Berishës pas takimit në një "foltore" me simpatizantët e tij

Aksidentohet vetura e Sali Berishës pas takimit në një “foltore” me simpatizantët e tij

Një nga makinat që po shoqëronte veturën e deputetit të PD-së, Sali Berisha është aksidentuar derisa ktheheshin nga Kurbini ku deputeti non grata po mbante takimin e radhës me simpatizantet.  Mediat afër Berishës thonë se aksidenti ka qenë i qēllimshëm. Sipas tyre, “një makinë është futur në krah të kundërt me një shpejtësi të lartë dhe me qëllimin e qartë për tu përplasur me makinën brenda të cilës ndodhej Berisha”. Por, drejuesi i mjetit ka arritur të shmanget në kohë, duke bërë që mjeti në fjalë të ecte në drejtim të makinës që ndodhej pas asaj të liderit historik të Partisë Demokratike. Edhe kjo e dyta është shmangur dhe mjeti me të cilin u përplas i futuri në krah të kundërt ishte i treti në radhë. Për pasojë, dy persona që ndodheshin brenda mjeteve eskortë të Berishës kanë mbetur të plagosur. “Vetë Berisha është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar asnjë dëm. Hetimet kanë nisur për një aksident të qëllimshëm, por ende nuk ka informacione zyrtare” – shkruan portali Dosja. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …