Veton Elshani: Tash për tash, nuk ka arsye për të besuar se vrasja në Deçan, është akt terrorist

Veton Elshani: Tash për tash, nuk ka arsye për të besuar se vrasja në Deçan, është akt terrorist

Një shofer i autobusit dhe dy nxënës janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të autobusit i cili po qarkullonte  në drejtim të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit. Të shtënat kanë ndodhur dje në orët e mbrëmjes. Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Veton Elshani, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se policia, tash për tash, nuk ka arsye për të besuar se ngjarja në Deçan është akt terrorist. Sipas tij, policia ka arsye për të besuar se “sulmin e ka kryer një person i vetëm”. Zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Pejës, Naim Sahiti, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se një person i plagosur në incident ndodhet në këtë spital dhe se gjendja e tij është stabile.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …