Ben Emerson

Ben Emmerson: Gjykata Speciale po e diskriminon, kadri Veselin, ajo është kthyer në gjykatë të jashtëzakonshme

Në një dokument të publikuar  nga avokati i Kadri Veselit, z Ben Emmerson thuhet se duke gjykuar në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe anashkaluar të drejtën vendore, mbrojtja konstaton se Gjykata Speciale po diskriminon Kadri Veselin në raport me të akuzuarit të tjerë në rrethana të ngjashëm, dhe si rrjedhojë po sillet si gjykatë e jashtëzakonshme në kundërshtim të nenit 103 të Kushtetutës së Kosovës. Mbrojtja e ish Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, ka ankimuar në Dhomën e Apelit të Gjykatës Speciale një vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake që lidhej me shkelje kushtetuese, konkretisht e drejta e barazisë para ligjit dhe garancia kundër gjykatave të jashtëzakonshme. Duke gjykuar në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe anashkaluar të drejtën vendore, mbrojtja konstaton se Gjykata Speciale po diskriminon Kadri Veselin në raport me të akuzuar të tjerë në rrethana të ngjashëm, dhe si rrjedhojë po sillet si gjykatë e jashtëzakonshme në kundërshtim të nenit 103(7) të Kushtetutës së Kosovës. Ekipi i avokatëve, i udhëhequr nga Ben Emmerson, ka konstatuar se Dhomat e Specializuara po zbatojnë një ligj material të ndryshëm nga gjykatat e tjera të Kosovës, në shkelje të parimit të barazisë para ligjit dhe mbrojtjes kundër diskriminimit, duke e kthyer de facto Gjykatën Speciale në gjykate të jashtëzakonshme.

Mbrojtja thekson se gjykimet për krime lufte në Kosovë, nga gjykatat vendore, bëhen bazuar mbi ligjet e kohës kur ka ndodhur krimi – e që në këtë rast është aplikuar Kodi Penal i ish Jugollsavisë. “Nga njëra anë Dhomat e Specializuara zbatojnë të drejtën ndërkombëtare, ndërsa gjykatat e tjera vendase vazhdojnë të zbatojnë ligjin vendas të kohës (Kodi Penal i ish Jugosllavisë). Momentalisht janë dymbëdhjetë raste që po gjykohen në gjykata të tjera të Kosovës sipas Kodit Penal të ish Jugosllavisë”, ka shkruar mbrojtja në mocionin e saj, që tashmë është publik në faqen e Dhomave të Specializuara.

Mbrojtja shton se “nuk ekziston ndonjë mekanizëm që të vlerësojë vendimmarrjen e Prokurorit të Specializuar për të gjykuar një person para Dhomave të Specializuara. Pra, nuk ka ndonjë kontroll se si prokuroria e zbaton këtë fuqi të jashtëzakonshme”.

Më tutje, avokatët e Veselit pohojnë se ndonëse formalisht Ligji për Dhomat e Specializuara thekson se ka për qëllim gjykimin e personave të dyshuar që lidhen me raportin e KiE (Raporti i Dick Marty), sipas vendimit të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake kategoria e të akuzuarve potencialë para Dhomave të Specializuara është mjaft e gjerë, duke përfshirë pothuajse çdo krim lufte të kryer gjatë konfliktit me forcat serbe, duke përfshirë këtu edhe rastet që momentalisht po gjykohen para gjykatave të tjera të Kosovës.

“Në çdo rast, nuk ka asnjë justifikim se përse personat e dyshuar në raportin e Këshillit të Evropës duhet të gjykohen sipas një ligji material të ndryshëm, në kundërshtim me parimin e barazisë para ligjit”.

Sipas mbrojtjes se Veselit, Gjyqtari i Procedurës Paraprake gaboi duke u mbështetur ekskluzivisht mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin e Dhoma të Specializuara.

“Gjykata Kushtetuese nuk vendosi mbi kushtetutshmërinë e Ligjit për Dhomat e Specializuara, por për Amendamentin Kushtetues që mund të lejonte në të ardhmen ngritjen e një gjykate të specializuar. Gjykata Kushtetuese nuk ishte në dijeni të faktit se Dhomat e Specializuara do të zbatonin një ligj material të ndryshëm nga ai vendas. Është i pasaktë konstatimi se Gjykata Kushtetuese ishte në dijeni të ‘kontureve të dhomave të specializuara’ në bazë të Shkëmbimit të Letrave, pasi kjo e fundit nuk parashikonte zbatimin e një ligji material të ndryshëm. Përkundrazi, Gjykata Kushtetuese ishte e bindur se Dhomat e Specializuara do të vepronin ‘brenda kornizës ligjore të drejtësisë kriminale” dhe në mënyrë të ngjashme me Dhomën Speciale të Gjykatës Supreme mbi Agjencinë e Privatizimit të Kosovës, e cila vepron në bazë të rregullave të veçanta të procedurës, por zbaton ligjin e brendshëm të Kosovës”.

Në këtë mocion, mbrojtja ka cituar Komisionin e Venecias se kur një gjykatë mund të cilësohet si e jashtëzakonshme.

“Sipas Komisionit të Venecias, një nga kriteret themelore të përcaktimit nëse një gjykate është e jashtëzakonshme lidhet me faktin nëse gjykata ka fuqi speciale dhe nëse zbaton procedura të ndryshme nga ato që aplikohen në gjykatat ekzistuese. Ky parim gjen konfirmim edhe në praktiken e GJEDNJ-së e cila në rastin Bahaettin Uzan v. Turkey konstatoi se gjykata në fjalë nuk ishte e jashtëzakonshme pasi “nuk zbatonte një kuadër ligjor të ndryshëm” nga gjykatat e tjera vendase”.

“Ironikisht, për të justifikuar kushtetutshmërinë e Dhomave të Specializuara, prokuroria u bazua në praktiken e Dhomave të Jashtëzakonshme Afrikane në Senegal; Tribunalin Special të Libanit, ose Dhomat e Jashtëzakonshme në Gjykatat e Kamboxhias. Në fakt këto gjykata janë: i) ndërkombëtare dhe ii) të jashtëzakonshme. Ndonëse këto gjykata janë të ligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare, ato janë të ndaluara nga Neni 103 (7) i Kushtetutës”.

Neni 103, pika 7 në Kushtetutën e Kosovës shprehimisht nuk parasheh gjykatë të jashtëzakonshme.   “Gjykata të specializuara mund të themelohen me ligj kur kjo të jetë e nevojshme, por në asnjë mënyrë nuk mund të themelohen gjykata të jashtëzakonshme”, thuhet në këtë pikë. Mbrojtja në fund thekson se “karakteri ‘vendas’ i Dhomave te Specializuara nuk u vendos kurrë në dyshim edhe nga partnerët ndërkombëtare që kërkuan themelimin e Dhomave. Për shembull, deklaratat e ambasadoreve te SHBA-së, Mbretërisë se Bashkuar, apo të Vendeve të Ulëta, konfirmonin shprehimisht se gjykata e re do te vepronte sipas ligjeve të Kosovës, dhe në asnjë mënyrë nuk do të ishte një gjykatë ndërkombëtare”.

Dokumenti i plotë i avokatit Ben Emmerson:

Veseli-Defence-Appeal-Against-Decision-on-Motions-Challenging-Violations-of-Certain-Constitutional-Rights-of-the-Accused-F00450

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …