Komuniteti Bektashian: Nderime për rilindasit e kontributorët patriotë nga Bektashinjtë e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë

Komuniteti Bektashian: Nderime për rilindasit e kontributorët patriotë nga Bektashinjtë e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë

Për nder të Festës Kombëtare Shqiptare, 28 nëntorit, dhe në përmbyllje të “Vitit të Naimit”, Komuniteti Bektashian i Kosovës dhe Komuniteti Bektashian i Maqedonisë së Veriut iu bashkuan nismës së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në nderimin dhe respektimin e Vëllezërve Frashëri.

Në ceremoninë që zuri vend pak minuta para promovimit të librit “Naim Frashëri, apostull dhe bilbil i shqiptarizmës”, Kryegjyshi Botëror, Shënjtëria e Tij, Haxhi Dedebaba Edmond Brahimaj, shoqëruar nga Dervishi i Teqesë së Tetovës, dervish Abdylmutalib Beqiri dhe Dervishi i Teqesë së Gjakovës, dervish Rrauf Radoniqi, vendosën kurora lulesh pranë busteve të vëllezërve frashërllinj në një nga sheshet qëndrore të Tiranës.

Më tej, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, në kuadër të mbylljes së projektit të realizuar nga Selia e Shenjtë Bektashiane, “Viti i Naim Frashërit, 25 maj 2020-25 maj 2021”, u bë promovimi i librit “Naim Frashësi, Apostull dhe bilbil i shqiptarizmës”, i autorëve Kujtim Boriçi e Nuri Çuni. Në fjalën e tij Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dedebaba Edmond Brahimaj, ndër të tjera këtë libër e quajti “…një përmbledhje e aktiviteteve të një viti, pasuruar me dokumente e materiale të tjera, ideuar e përgatitur profesionalisht, me angazhimin dhe të personaliteteve të njohura të fushës, është një kontribut tjetër i rëndësishëm në fushën e publicistikës e atë studimore, kushtuar bektashiut e atdhetarit Naim Frashëri.”

Tiranë, 27 nëntor 2021

Më shumë hollësi mund të gjeni në artikullin e publikuar në faqen e internetit të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane:

https://kryegjyshataboterorebektashiane.org/promovohet-libri-naim-frasheri-apostull-dhe-bilbil-i-shqiptarizmes-i-autoreve-kujtim-borici-dhe-nuri-cuni/

Foto albumi: Nderime për rilindasit e kontributorët patriotë nga Bektashinjtë

https://www.facebook.com/media/set/?set=a.4791718474213920&type=3

Për referencë, faqja zyrtare në facebook e Komunitetit Bektashian të Republikës së Kosovës:

https://www.facebook.com/komuniteti.bektashian.Kosove

Kontrolloni gjithashtu

Agron O. Pacolli: Nuk te përkulen dot as burgjet,as plagët e as plumbat që ta qëndisën trupin dhe sërish mbete i pathyeshëm

Sot,me 20 prill,u bënë 25 vite nga rënia e babait, Osman Pacolli. Kur Atdheu kishte …