Spanja në fushatë kundër pavarësisë së Kosovës

Spanja ka rikonfirmuar vendimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës

Spanja ka rikonfirmuar vendimin  për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Qeveria e Spanjës, thotë se mban “qasje konstruktive” për këtë çështje, duke e mbështetur një zgjidhje në dialogun mes Kosovës e Serbisë. Lajmi u bë i ditur në një përgjigje parlamentare për deputeten, Mariona Illamola, që kishte pyetur në lidhje me aspiratat e Kosovës për të hyrë në BE, raporton Europa Press. Në këtë kuptim, Qeveria e Spanjës ka rikonfirmuar qëndrimin për “mosnjohjen e deklaratës së njëanshme të pavarësisë të miratuar nga Prishtina në vitin 2008, pasi, sipas saj është një akt i njëanshëm”. Më tej nga Qeveria thuhet se “nga një këndvështrim konstruktiv, konsiderohet se është koha për të bërë përpjekje përfundimtare për zgjidhjen e çështjes së territorit të Kosovës në kuadër të dialogut Beograd – Prishtinë, me një marrëveshje që respekton të drejtën ndërkombëtare”.

Kontrolloni gjithashtu

Rexhep Selimi

Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 13 vjet burgim ish-kreun e Ushtrisë Çlirimtare të …