Deputeti i PS-së, Bujar Çela nga Lushnja, sërish doli në mbrojtje të Enver Hoxhës, pasi uroi festat kombëtare me foton e tij

Deputetit socialist, Bujar Çela  deklaron se  Enver Hoxha ka kontribut të madh, për kombin e Atdheun dhe është bërë padrejtësisht armik. “Jemi mësuar t’i themi muaji i festave të nëntorit. Disa festa i festojmë, disa të tjera i kemi harruar. Por në themel të kujtesës tonë kanë ngelur 3 festa, 27 nëntori që është ngritja e flamurit në Lushnjë, 28 nëntori ngritja e flamurit në Vlorë dhe 29 nëntori dita e çlirimit të atdheut. Është festa më e madhe pa të cilën, Shqipëria nuk do të ishte si kjo Shqipëri që kemi sot. Mendoj se figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul. Ka edhe ai kontributin e tij përderisa ne nuk kemi nxjerrë ndonjë udhëheqës tjetër. Nëse ka ndonjë udhëheqës tjetër le të shprehet se historianët janë aty. Shumë herë kemi bërë padrejtësisht armiq dhe kriminelë dhe këto fakte janë nga më të ndryshmet, që nga Balli kombëtar dhe Legaliteti, të cilët nga armiq më pas u rreshtuan në krahun e fituesve“, tha ai. Ai ka theksuar se  në  komision ka edhe nipër të Isa Toskës,  sikur është Enkeled Alibeaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak. Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak, Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Bajram Curr të Tropojës ku …