Enver Hoxha

Fotoja e Enver Hoxhës në një urim të deputetit të Qarkut të Fierit, Bujar Çela, ka skandalizuar “demokratët” e Berishës

Gazeta “Dita” ka bërë të ditur se paska skandal i madh denoncuar sot në Parlamentin shqiptar, një institucion që gëzon respektin dhe mbështetjen maksimale të popullit shqiptar për nivelin e spikatur intelektual, seriozitetin në hartimin dhe kontrollin e ligjeve, integritetin dhe pavarësinë e atyre që janë brenda, etikën e lartë në debate, etj, etj.

Po çfarë ka ndodhur?

Në grupin e numrave telefonikë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, deputeti i qarkut të Fierit, Bujar Çela ka bërë një të pabërë. Ai i ka uruar kolegët e tij për festën e 109-vjetorit të Pavarësisë me një flamur dhe një foto të Enver Hoxhës në cep (!!) Kjo i ka skandalizuar shumë ligjvënësit që e kanë bërë Shqipërinë lule këto 30 vjet dhe i janë kthyer ashpër kolegut të tyre që ka guxuar e ka kryer një lemeri të tillë. Masanaj, po këta burra të zotë e të nderçëm e kanë shpërndarë foton e mesazhit dhe përgjigjet e tyre historike nëpër portale “antikomuniste” nga ato që paguhen me paratë e pastra të gërdecve. Edhe këto të fundit kanë shprehur revoltë të fortë, se si paska ndodhur kjo gjëmë në Shqipërinë tonë zonjë që e ka lënë pas të kaluarën, pasi sot i ka edhe rendin, edhe sigurinë, edhe mbrojtjen, edhe arsimin, edhe shëndetësinë, shumë më të mira se në kohën e atij kriminelit në foto, kurse vrasjet, vetëvrasjet, vdekjet, dhuna, droga, korrupsioni që në atë kohë gëlonin, sot janë zhdukur fare! ( Dita)

Edhe DITA shpreh gjithashtu revoltën për këtë skandal të pashoq dhe i bën thirrje atij të madhit fare (që shqonjet për sensibillitet të lartë në këtë lëmë), të marrë menjëherë masa për këtë palaçon e Fierit që ka lënduar rëndë ndjenjat e popullit shqiptar dhe përfaqësonjësve më të denjë të tij. Masat të jenë të forta dhe të menjëhershme sa pa bërë edhe deputet Enkelua me shokë e me shoqka, ndonjë thagmë nga zemërimi i papërmbajtshmë dhe plotësisht i drejtë! Me respekt të pamatshur për ata që kanë 30 vite që me vepërat e tire ia kanë treguar përditë vendin kriminelit Enver, duke e çuar atdheun në majat që është sot…

Kriekronjësi i fletushkës DITA

Adrian Jenveristi

 

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …