Kryetari i PD-së Lulzim Basha, shpërfillë nismën e Sali Berishës, për datën e mbajtjes së Kuvendit të partisë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha iu ka përgjigjur disa deklaratave të Sali Berishës, në “Foltoren” e Bilishtit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu ka përgjigjur deklaratave të Sali Berishës për rastin “Toyota Yaris”, në “Foltoren” e Bilishtit. Basha deklaron se e vetmja dosje dhe e vetmja çështje është ajo ‘non grata’ nga Amerika. Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal”, shkruan Basha. Berisha ka paralajmëruar Bashën se do të nxjerrë dosje të tjera kundër tij, duke i përmendur “Toyota Yaris” dhe atë “Muzin”. Berisha e  Basha tani  akuzojnë njëri-tjetrin për dosje e korrupsion, por asnjëti nuk flasin për korrupsionin e përbashkët, që e kanë mbuluar mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …