leoni

Reshjet me intensitet të lartë gjatë dy ditëve të fundit në Shqipëri, kanë sjellë vështirësi në disa zona

Reshjet me intensitet të lartë gjatë dy ditëve të fundit në Shqipëri, kanë sjellë vështirësi në disa zona

Reshjet me intensitet të lartë gjatë dy ditëve të fundit në Shqipërinë e Mesme,  kanë sjellë  vështirësi e në disa zona të vendit. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoi se tashmë situata është nën kontroll, pasi niveli i lumit Vjosa ka rënë ndërsa janë përmbytur disa qindra hektarë tokë në zonën e Vlorës dhe Fierit. Rreth 30 familje janë evakuuar për të shmangur çdo lloj dëmi. Ka qenë një ditë e lodhshme për të gjithë forcat operacionale të forcave civile. Jemi te Ura e Mifolit ku ka qenë situata më kritike gjatë ditës së sotme. Prej disa ditësh kemi pritur përshkallëzim të situatës, kemi ngritur edhe 75 trupa dhe mjete të shumta gjatë gjithë ditës në betejën me pasojat e përmbytjes. Në raste të tilla emergjente ne kemi në radhë të parën jetën e njeriut, kemi bërë maksimumin dhe nuk kemi bilance dramatike, i kemi shmangur ato, ka saktësuar ministri, Niko Peleshi.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …