Isa Mustafa

Isa Mustafa: Mandati i EULEXI-it duhet të vazhdojë, nuk mund të sundojmë pa ndihmën e tij

Kryeministri, Isa Mustafa thotë se është më se e sigurt se EULEX do të vazhdojë punën në Kosovë pasi institucionet nuk kanë arritur të argumentojnë se ky mision nuk i duhet vendit. Kur kemi zgjatë mandatin e EULEX’it para dy vjetëve kemi qenë të bindur se EULEX’i duhet të shkoj tani. Tani për tani mund të them se disponimi i Bashkimi Europian dhe i Amerikës  është që ky misi0n duhet të qëndrojë edhe më tutje në Kosovë. Tani është duke u zhvilluar debat ose dialog me Bashkimin Europian ku janë të kyçura edhe SHBA’të në formën që ata e shohin të arsyeshme që të kyçen në mënyrë që të flitet për mandatin e ardhshëm të misionit  se cila do të jetë përgjegjësia e tij në të ardhmen. Një pjesë e EULEX-it  është e lidhur me Gjykatën Kushtetuese, një pjesë është e lidhur me Gjykatën Speciale, ka saktësuar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …