Në fshatin Lladoc të Besianës inaugurohet Kompleksi Memorial “Baza e parë e UÇK-së”

Në fshatin Lladoc të Besianës inaugurohet Kompleksi Memorial “Baza e parë e UÇK-së”

Sot në fshatin Lladoc të Besianës inaugurohet Kompleksi Memorial “Baza e parë e UÇK-së” për Zonën Operative të Llapit. Në vendin ku është ndërtuar kompleksi është shtëpia e heroit të kombit, Hakif Zejnullahu. Shtëpia e familjes së tij ishte vendi nga ku niseshin për aksione pjesëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendi ku ktheheshin pas përfundimit të aksioneve kundër forcave pushtuese serbe. Gjatë inaugurimit të Kompleksi Memorial “Baza e parë e UÇK-së” do të zbulohen shtatoret e katër dëshmorëve të kombit, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut, Edmond Hoxhës dhe Ilir Konushevcit. Inaugurimi i “Bazës së parë të UCK-së” mbahet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa. Ndërtimi i kompleksit është bërë me mjete nga buxheti i Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë, por nuk arriti të kthehej e qetë te djali i saj

Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka rrëfyer përpjekjet e saj për të gjetur siguri …