Monumenti Nënë Shqipëri

Shpresa Bajraktari-Ruci: Me krenari përkujtojmë 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve!

Historia e kombit shqiptar eshte histori e lavdishme e popullit shqiptar. Kjo histori eshte shkruar me gjakun e bijeve dhe bijave me te mira te atdheut tone qe me trimeri te rralle dhane jeten per idealet e lirise dhe te pamvaresise. Lufta Antifashiste-Nacional Çlirimtare shenon nje nga epopete me te lavdishme te popullit shqiptar te udhehequr nga strategu Enver Hoxha .Kjo lufte i fali Memes Shqiperi 28 mije deshmore qe vaditen rrenjet e lirise me gjakun e tyre te paster.Me 5 Maj 1942 ra heroikisht sekretari Rinise Komuniste I riu Qemal Stafa. Keshtu qe data e 5 majit u vendos te perkujtohej si Dita e Deshmoreve.

Ne kete dite te vecante populli ben homazhe per te perkujtuar keta djem dhe vajza qe rane per te mos vdekur kurre.Ata te inspiruar nga idealet te larta te lirise, se pamvaresise, per nje bote te re pa shtypes dhe shfrytezues , nuk kursyen asgje ,as jeten per atdheun e tyre te dashur. Epoka Enveriane i beri realitet idealet e tyre. Populli shqiptar nen udheheqjjen e PPSh me ne Krye vizionarin Enver Hoxha duke bere realitet aspiratat e deshmoreve per nje Shqiperi te lire te re dhe pa shtypes dhe shfrytezues çliroi vendin jo vetem nga vargojt e pushtueseve ,por edhe nga vargoj e shtypjes dhe shfrytezimit feudoborgjez dhe ne vend te tij vendosi pushtetin e klases punetore dhe fshatarsise qe mbronte interesat e tyre. Brenda nje kohe te shkurter rindertoi vendin nga demtimet e medha te luftes,iu pervesh punes per transformime te medha politike, ekonomike dhe shoqerore dhe ndertoi Shqiperine e Re Socialiste pa shtypes dhe shfrytezues. Shqiptaret u ben zot te atdheut te tyre dhe nuk guxoi kush ti prekte fitoret e arritura se do te gjenin deshtimin e tyre. Ngriti ne piadestal emrin e Nenes Shqiperi. Pra per kete bote enderruan deshmoret dhe qe u be realitet vetem ne Epoken Enveriane.

Pas permbysjes se sistemit socialist, si gjithcka u permbys dhe u shkaterruan te gjitha vlerat materiale dhe morale, edhe ndaj deshmoreve u ndoq politika e rrugeve duke i ndare deshmoret dhe zhvarrosur disa prej tyre. U shkaterruan pllaka dhe lapidare te deshmoreve nga dora e vandaleve qe kishin marre pushtetin. U hoqen dekortatat heronjve te luftes dhe te punes dhe ne vend te tyre dekoruan kriminelet e luftes dhe tradhetaret e kombit. Keto ishin disa nga arritjet te ashtuquajtures demokraci. Ne sistemin kapitalist me emrin e deshmoreve spekulohet shume ,ata i perdorin luften dhe deshmoret vetem per kredo politike dhe per elektorat, se dihet qe ndjenjat e popullit jane te lidhura me luften dhe me deshmoret e saj. Por e verteta eshte se pushtetaret e sotem te majte dhe ata te djeshmit te djathte kane shkelur dhe abuzuar mbi gjakun e deshmoreve, se pushtetin e klases punetore dhe fshatarsise te fituar me gjak, e zevendesuan me pushtetin e borgjezise qe mbron interesat e borgjezise duke shtypur dhe shfrytezuar popullin e varferuar. Ne vend te mireqenies se premtuar popullit, lulezuan krimi,droga, prostitucioni dhe shume plage te thella te shoqerise. qe jane bashkudhetare te sistemit.

Pas gjithe ketij regresi qe ka ndodhe ne Shqiperi gjaku i te reneve per liri ben apel!

Por pavaresisht nga qendrimet qe mban politika bogjeze, populli e ka ruajtur thelle ne kujtesen, nderimin per deshmoret dhe vepren e tyre te pavdekshme, dhe do tu jete gjithnje mirenjohes bijeve dhe bijave te vet, per sakrificat sublime qe ben per atdheun .Populli I ka perjetesuar te renet edhe me kenget qe u ka kenduar :

Ju kish lindur nena/ Per nje bote te re / Lum more djema/ Qe rate per atdhe!

Kontrolloni gjithashtu

Agim Musliu dhe Gurakuç Kuçi: SKENARËT PAS BANJSKËS DHE LUFTA HIBRIDE RUSO-SERBE NË KOSOVË

Në përvjetorin e sulmit në Banjskë, qëllimet e këtij akti të dhunshëm rifreskohen me një …