Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të lidhin koalicion për të qeverisur me Komunën e Vitisë

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të lidhin koalicion për të qeverisur me Komunën e Vitisë. Lajmin për mediet e  kanë konfirmuar burime brenda Komunës së Vitisë, të cilat kanë deklaruar se ende nuk është zyrtarizuar koalicioni, por kjo pritet të bëhet së shpejti. Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, PDK-së  do t’i takojë kryesuesi i Kuvendit dhe katër drejtori. Kryetar i Vitisë është rizgjedhur Sokol Haliti nga LDK-ja. Ai ishte në garë me Bekim Azizin e PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …