Mërgimtarët, që po vijnë për festat e fund-vitit, po detyrohen të presin në kufi, më shumë se tri orë për të hyrë në Kosovë

Bashkatdhetarët tanë që kanë marrë rrugën për në vendlindje, po ballafaqohen me pritje të gjata në kufirin me Serbinë

Bashkatdhetarët tanë  të shumtë,  të cilët  kanë marrë rrugën për në vendlindje, me rastin e festave të fund-vitit,  po ballafaqohen me pritje të gjata në kufirin me Serbinë. Në hyrjen e pikës kufitare në Jarinje qytetarët po presin deri në katër orë e kolonat janë më të gjata se  në 2 kilometra. Edhe  në pikën kufitare te “Dheu i Bardhë” mërgimtarët që po vijnë nga vendet e Evropës po presin për të hyrë në Kosovë për më shumë se dy orë. Pritje të gjata janë edhe në Merdar dhe në pikëkalimet e tjera, ka bërë të ditur  Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

 

Kontrolloni gjithashtu

SHBA i vë Evropës afat: Merrni përsipër mbrojtjen konvencionale të NATO-s deri më 2027

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Evropa të marrë përgjegjësinë kryesore për kapacitetet konvencionale të …