Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Gjermanisë

Ministri Mehaj nesër pret në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nesër, më 28 dhjetor, duke filluar nga ora 13:30, me nderime ushtarake, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar me delegacionin e tij. Fillimisht, të dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë takimin tête-à-tête, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve. Pas këtyre takimeve, do të ketë deklarata për media nga ana e Ministrit Mehaj dhe Ministrit Akar. Gjithashtu, më pas, Ministri Akar do të takohet edhe me Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë kujtojnë Naim Ymerin në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta

Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, …