RKL

Drejtoria e Radios-Kosova e Lirë, më 4 janar 2022, organizon pritje në shënim të 23-vjetorit të fillimit të transmetimit të programit

Drejtoria e Radios-Kosova e Lirë njofton se nesër, më 4 janar 2022,  në shënim të 23-vjetorit të  fillimit të transmetimit të programit,  organizon pritje për vizitorët, në lokalet e Radios në Prishtinë, rruga Thimi Mitko, nr. 10. Edhe në këtë përvjetor, ashtu sikur në përvjetorin e vitit të kaluar janë të reduktuara vajtje-ardhjet, për shkak të pandemisë. Pritja për vizitorët do të bëhet prej orës 10.00 deri në orën 16.00.

Vizitorëve  do të iu dhurohet nga një Kalendar i vitit 2022, me fotot e tetë çlirimtarëve, në mesin e tyre edhe të krerëve të luftës së UÇK-së, që ndodhen në Burgun e Hagës.

Kontrolloni gjithashtu

Pretendimi i Uk Lushit: “Kurti e di verdiktin e Speciales”, por mungojnë provat publike

Një deklaratë e bërë nga aktivisti dhe veprimtari në Shtetet e Bashkuara, Uk Lushi, ka …