Ramadan Pllana: Gjeneral-major Shaban Shala, një luftëtar i paepur i lirisë

Dhjetë vjet më parë u nda nga jeta, atdhetari, Shaban Shala i burgosur politik, epror i lartë i UÇK-TMK-së, gjeneral-major

Dhjetë vjet më parë 5 janar të  viti 2012 u nda nga jeta Shaban Shala i burgosur politik, epror i lartë i UÇK-TMK-së, gjeneral-major. Lindi në fshatin Gjergjicë të Drenasit më 1 dhjetor 1958. Ishte  veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, i burgosur politik, ish-bashkëthemelues e drejtues i KMDLNJ-së, pjesëtar dhe udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandant i Logjistikës i Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Ai mban titullin “Hero i Kosovës.

Shaban Shala, ishte njëri nga bartësit kryesor të bashkimit të organizatave ilegale, bashkim pa dallim ideje, feje a krahine, ashtu siç e kishin filluar Metush Krasniqi, Adem Demaçi, Zeqir Gërvalla, Hyrije Hana, Mulla Ramë Govori, Ahmet Haxhiu e të tjerë. Gjithashtu ka ruajtur  vazhdimësinë e unitetit të Lëvizjes gjithëkombëtare të nisur nga Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla. Në vlugun më të madh të veprimtarisë së vet patriotike u njoh dhe bashkëpunoi me Fehmi e Ramiz Lladrovcin, Xhavit Hazirin, Ali Ahmetin, Adem  Krasniqin, Azem Sylen, Jakup Krasniqin, Behxhet Shalën, Ismet Sopin,  Xhevat Zekën, Mejreme Krasniqin, Idriz Hysenin, Ramiz Krasniqin, Martin Çunin, Ahmet Qeriqin  e shumë të tjerë. Në fillim të nëntorit të vitit 1985, Shaban Shala, u arrestua  nga policia jugosllave së bashku me 56 bashkëveprimtarë të tjerë, nga te gjitha trojet etnike të ish Jugosllavisë. Gjatë luftës së UÇK-së kreu detyra me rëndësi, sidomos në Zonën Operative të Drenicës. Pas luftës ishte epror i lartë i TMK-së dhe kurdoherë veprimtar i denjë i çështjes kombëtare…

Veprimtari i pavdekshëm, Shaban Shala, një kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, formacion i dalë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës që më vonë shndërrua  në Forcat Mbrojtëse të Kosovës, Ushtria e Kosovës së lirë dhe të pavarur. RKL

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …