U arrit marrëveshja për bashkëqeverisje në komunën e Prishtinë, ndërmjet LDK-së e PDK-së

Sot është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje në komunën e Prishtinë, ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Vetëvendosja, ka njoftuar se asamblistët e tyre marrin pjesë në seancën e Kuvendit Komunal në Prishtinë, ku pritet të zgjidhet Kryesuesi i këtij Kuvendi. Vetëvendosja në njoftimin për media thekson se, nuk do të jetë bllokuese e proceseve, prandaj ka qëndruar  në sallë gjatë procesit të votimit. Ndërkohë  bëhet e ditur se në radhën e tretë të votimit, Fehmi Kupina nga radhët e LDK-së është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës. Për të kanë votuar 25 asamblistë, nga 42 sa ishin të pranishëm  në sallë. Përveç votave të LDK-së, pro Kupinës kanë votuar nëntë asamblistë të PDK-së dhe nga një i Nismës e  Lëvizjes për Bashkim. Kupina edhe në dy raundet e para kishte marrë nga 25 vota.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …