Josep Borrell

Josep Borrell: Është e rëndësishme që qytetarët serbë në Kosovë të kenë të drejtë vote, për Referendumin e Serbisë

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se është e rëndësishme që qytetarët serbë në Kosovë që kanë të drejtë vote, të mund ta ushtrojnë këtë të drejtë gjatë referendumit për ndryshimet kushtetuese në Serbi, që mbahet të dielën më 16 janar. Ai tha se edhe në të kaluarën, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ka lehtësuar grumbullimin e votave të qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë. “Dje kam biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me grumbullimin e votave në Kosovë për referendumin kushtetues që mbahet të dielën në Serbi. Grumbullimi i votave në të kaluarën është bërë me lehtësimin e OSBE-së. Qytetarët duhet të jenë në gjendje që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit”, tha Borrell.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …