Brickos

Gabriel Escobar

Diplomati amerikan për Evropën, Gabriel Escobar paraqet dy kushte për të mbështetur nismën e Ballkanit të Hapur

Diplomati amerikan për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar paraqet  dy kushte për të mbështetur nismën,  “Ballkani i Hapur”. Së pari që të plotësojë standardet e Berlinit që ka vendosur Bashkimi Evropian. Dhe së dyti që të jetë i hapur për të gjitha vendet. Praktikisht nuk funksionon pa të gjitha vendet. Nuk mund të ndërpriten tubacionet, nuk mund të ndërpriten autostradat. Nuk mund të kesh një zonë të tregtisë së lirë nëse të duhet të ndalosh diku në mes të rrugës dhe të kesh kamionë që presin në radhë për pesë orë, kështu që nisma duhet t’i përfshijë të gjitha vendet në mënyrë që standardet të jenë evropiane sepse në fund të fundit, për të pasur një zonë të tregtisë së lirë, duhet të kesh institucione që të mund t’i menaxhojnë mallrat dhe paratë në mënyrë efektive. Pra, bëhet fjalë për standarde dhe këto janë dy kushtet: që të jetë i hapur për të gjithë dhe të ndiqen standarde dhe institucionet e duhura. Këto janë kushtet e mbështetjes sonë për këtë projekt” tha Gabriel Escobar.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …