Antony Blinken

Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur letrën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur letrën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, duke thënë se mezi pret të punojnë së bashku. Në përgjigjen e tij të shkurtë,  Albin Kurti ka deklaruar se “Kosova shpreh mirënjohje  ndaj SHBA-së në përkushtimin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme me qëllim final njohjen reciproke. Unë e mirëpres letrën e Sekretarit Blinken dhe mbështetjen e tij për prioritetet tona në punësim dhe drejtësi. Mezi pres të punojmë së bashku, ka shkruar Kurti pa bërë asnjë koment lidhur me kërkesat e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, të cilat në vazhdimësi iu kanë drejtuar të gjithë krye qeveritarëve të Kosovës, sidomos lidhur me marrëdhëniet me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj takon Mbretin Abdullah II: Forcimi i marrëdhënieve Shqipëri-Jordani

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka realizuar një takim të rëndësishëm me Madhërinë e Tij, …