Sali Berisha u thotë u thotë partnerëve ndërkombëtarë, ky është revolucion paqësor por i pandalshëm

Sali Berisha i PD-së së rithemeluar, duke u drejtuar ndërkombëtarëve tha se protesta e 8 janarit ishte një protestë paqësore, që do të jetë e pandalshme. Ai tha se protestuesit donin vetëm të nxirrnin banditët, siç tha ai, nga shtëpia e tyre. “Thirrja për partnerët ndërkombëtarë, ky është revolucion paqësor por i pandalshëm. Demokratët më 8 janar nuk kërkonin gjë tjetër, por atë që do të bënte një polici e çdo shteti të lirë, të nxirrnin banditët nga shtëpia e tij. Kush është ai që e sheh shtëpinë e tij plot me banditë dhe nuk lufton që t’i nxjerri? 8 janari është vetëm fillimi, ju jap fjalën. Ata që mbështesin Bashën për të marrë peng pluralizmin do të dështojnë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi paralajmëron bashkëqeverisje PDK–LDK në nivel kombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dhënë sinjal të qartë për një …