Edi Rama

Brisida Gjikondi: Është skandaloze, qesharake dhe e turpshme që ende kemi kryetar, Ilir Metën, që shpall dekrete në medie private

Juristja e njohur,  Brisida Gjikondi,  thotë  se vendimi i Ilir Metës për të shpallur datën zyrtare të zgjedhjeve të pjesshme vendore përmes një media private dhe jo direkt me një dekret, ishte skandaloz dhe se ai është shndërruar në një karagjoz. “Është skandaloze, qesharake dhe e turpshme që kemi një president si Meta që preferon që një datë zgjedhjesh ta zbardh dhe ta shpallë në një media private. Kjo tregon nivelin e presidentit tonë. Kjo tregon që Meta i meriton të gjitha procedurat që janë marrë kundrejt tij. Data 6 është normale, çka është çuditshme është thirrja e Ballës. Sa herë ka pasur zgjedhje të pjesshme lokale, nuk janë thirrur për konsultë partitë politike. Nuk ka nevojë. Ai e bëri kastile këtë, është bërë karagjoz e bëri për të goditur Bashën, ai është pozicionuar pranë Berishës. Balla bëri gabim që shkoi. Ai supozohet që nuk duhet ta njihte si president, sepse parlamenti e ka shkarkuar. Meta e ka thirrur pa asnjë tagër, donte t’i jepet mesazh Bashës” – u shpreh ajo. Juristja Brisida Gjikondi thotë se Sali Berisha nuk ka asnjë shans të bëhet pjesë e garës për zgjedhjet e pjesshme lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit vetëm pas publikimit të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese

Një qasje të ngjashme ka shprehur edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, …