Serwer

D. Serwer: Kosova ka bërë zgjedhjen e saj për Perëndimin, por problem do të jetë çështja e komunave veriore më shumicë serbe

Eksperti amerikan dhe profesori i Universitetit “John Hopkins”, Daniel Serwer, në një shkrim të publikuar për mediet ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor do të ndahet sepse “ ajo është rruga që Moska dhe Beogradi e duan”. Serwer në këtë shkrim ku ka analizuar raportin e fundit të Edward Jospehit dhe disa autorëve të tjerë , ka theksuar se pyetja është se ku do të vizitohen vijat e kësaj ndarje. Një deklaratë e tillë e Serwer ka marrë vëmendje të madhe. Eksperti amerikan thotë se bëhet fjalë për dy shtete të rajonit, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, që sipas tij, nën udhëheqjen aktuale po shkojnë drejt një rrugë që nuk do të zgjedhin orientimin drejt Perëndimit. Sa i përket Republikës së Kosovës, Serwer thotë se Kosova ka bërë zgjedhjen e saj për Perëndimin, bashkë me Shqipërinë e Malin e Zi, derisa shton se problematike mund të jetë çështja e komunave veriore më shumicë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …