Genc Nimanbegu, ka reaguar kundër sulmeve e fyerjeve që mbrëmë iu bënë zëvendës-kryeministrit, Dritan Abazoviq

Kryetari i Forcës së Re Demokratike në Mal të Zi, Genci Nimanbegu, ka reaguar për fjalët fyese që iu thanë zëvendës-kryeministrit, Dritan Abazoviq, nga një disa protestues në Podgoricë. Ai u kërkoi maturi politike dhe njerëzore të gjithë atyrë që janë të angazhuar në  politikë. “Dënojmë ashpër fjalët ofenduese drejtuar zv.kryeministrit Dritan Abazoviq, me bazë nacionale nga ana e protestuesve para RTMZ sonte në Podgoricë. Këto ofendime nuk janë vetëm personale por ofendim i të gjithë popullit tonë.” shkroi Nimanbegu në një postim të tij, duke shtuar se ftesat për protesta dhe akuzat për tradhti janë të papërgjegjshme dhe manipulim i qytetarëve. Vetëm me dialog mund të dilet nga situata e cila është përgjegjësi e ekstremizmit politikë nga ana e përfaqësuesve politikë të subjekteve qeveritare aktuale, sa saktësuar Genc Ninambegu.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …