Koreja Veriore ka konfirmuar vdekjen e parë me koronavirus, pas mbylljes së kufijve prej fillimit të vitit 2020

Shumë shtete po përballen me rritjen e rasteve të të infektuarave me variantin omikron të virusit korona

Vende anekënd botës po përballen me rritjen e rasteve të të infektuarave me variantin omikron të virusit korona. Në Poloni janë raportuar për rreth 40 mijë raste brenda 24 orëve që janë infektuar me virusin korona, shumica prej të cilëve me variantin omikron. Gjendje edhe më e vështirë raportohet në Gjermani. Njoftohet se atje janë duke ndodhur dhjetëra mijëra raste brenda dite. Vetëm në Berlin, brenda një jave janë raportuar 100 mijë të infektuar. Instituti për kontrollin e sëmundjeve, Robert Koch tha se në Berlin shkalla e incidencës brenda shtatë ditëve ishte 1 mijë e 473. Qeveria gjermane ka njoftuar se situata në njësitë e kujdesit intensiv ishte nën kontroll dhe 16 për qind e shtretërve spitalorë aktualisht janë të zënë me pacientë të prekur me sëmundjen COVID-19. Megjithatë, spitalet gjermane shpejt do të përballen me numër të madh të pacientëve për shkak të valës së shkaktuar nga varianti Omicron i koronavirusit, ka paralajmëruar, virologu, Oliver Keppler. Gjendje e rëndë është duke mbretëruar edhe në rajonin e Ballkanit. Njoftohet se vetëm brenda 24 orëve, në Maqedonin e Veriut për shkak të këtij virusi kanë humbur jetën 21 qytetar.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: PDK-ja bëri mirë që e votoi kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e …