Artane Rizvanolli: Janë rrethana të jashtëzakonshme reduktime ose rritje të tarifave

Artane Rizvanolli: Janë rrethana të jashtëzakonshme reduktime ose rritje të tarifave

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se janë rrethana të jashtëzakonshme reduktime ose rritje të tarifave. Edhe pse  Kosova është shtet i varfër, prodhuesit e energjisë nuk pyesin, prandaj  duhet të paguhet me çmimin sikur  është në bursë. Qeveria nuk e kan mundësinë që ta refuzojnë rekomandimin e ZRRE-së për rritje të çmimeve. Që nga vitit 2017 ne konsumojmë energji elektrike e deri më tani kemi importuar 40 për qind të energjisë. Çmimi po bëhet 21 centë për një Kilovat orë. Deri në 600 kilovat. 14 centë ditën, 6 centë natën. Asnjëra nga to nuk është 21. Po bëhemi ndër 10 vendet me energjinë më të shtrenjtë. Kjo është shumë e qartë që ZRRE-ja është institucion i pavarur dhe Qeveria nuk e ka mundësinë të refuzojë. Kemi ofruar subvencion që zbut çmimet e energjisë për qytetarë. Është e dhimbshme që qytetarët duhet të paguajnë shtrenjtim të energjisë. Në këtë krizë nuk jemi të vetmit, çmimet janë rritur edhe në vende të rajonit”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …