Dritan Hoxha: 76 për qind e nxënësve nuk dinë të lexojnë, ndërsa Kosova është e treta nga fundi në PISA për vitin 2018

Dibran Hoxha: 76 për qind e nxënësve nuk dinë të lexojnë, ndërsa Kosova është e treta nga fundi në PISA për vitin 2018

Përfaqësuesi i Organizatës për Cilësi në Arsim,  Dibran Hoxha, ka kritikuar SBASHK-un, kur kishte deklaruar se metodologjia e PISA-s për test nuk është në pajtueshmëri me metodat tona të mësimdhënies. Ai ka thënë se 76 për qind e nxënësve nuk dinë të lexojnë, ndërsa ne jemi të tretët nga fundi në PISA për vitin 2018, ku në këtë test kanë marrë pjesë 79 vende. Stafi akademik i universiteteve publike, nga 44% Prishtina deri te 65 % Prizreni e Gjilani, NUK i justifikojnë titujt akademikë. Shumica e universiteteve publike shpenzojnë mbi 50% të buxhetit për paga dhe mëditje të stafit akademik, me 75% Mitrovica dhe 53% Ferizaj. Profesorët plagjiatorë vazhdojnë të ligjërojnë. Mbi 2o mijë  diploma të pavlefshme për shkak të dallavereve të kolegjeve private. Sipas Agjencisë së Statistikave, numri i studentëve në vend është 95 mijë e 335, por sa prej tyre do gjejnë punë?! Sa prej tyre do te  angazhohen për ta ndryshuar këtë  gjendje?, – ka pyetur DibranHoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani: Kosova meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës

Ministri i Jashtëm i i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se Kosova e …