KMDLNJ: Në protestën e organizuar nga PSD-ja për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike morën pjesë mbi 3000 qytetarë

Dardan Molliqaj: Ndiej keqardhje për atë që ka ndodhur me policin dhe marr përgjegjësinë për incidentin

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka folur pas ndodhisë në  protestën e ditës së shtunë  ku ai goditi me shuplakë një zyrtar policor. Molliqaj tha se ndjen keqardhje për atë që ka ndodhur dhe shtoi se i takon atij të marr përgjegjësinë për incidentin. Tutje Molliqaj ka shpjeguar situatën në momentin kur e goditi me shuplakë zyrtarin policor. Ai tha kishte shtyer njërin nga policët dhe mohon se të njëjtin e kishte goditur. “Ne ishim në përpjekje e sipër që t’i lirojmë shkallët ku planifikonim t’i mbanim fjalimet. Në ato momente, dy komandantët e operacionit më kane ftuar që të diskutojmë, por në të njëjtën kohë policët tjerë më kanë shtyer, tërhequr zvarrë, sharë e ofenduar. Ajo ka qenë situata kur unë kam shtyer njërin nga policët. Pra, jo goditje, shtyerje. Lus që videot të publikohen të plota. Komandantët prezent duhet ta japin dëshminë e plotë. Edhe një herë, ky sqarim nuk dua të kuptohet si arsyetim”, tha Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …