leoni

Në postin e nënkryetares së parë grua të Prishtinës, PDK-ja ka emëruar, Donjeta Sahatçiun

Në postin e nënkryetares së parë grua të Prishtinës, PDK-ja ka emëruar, Donjeta Sahatçiun

Sot, ish kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili,  prezantoi ekipin drejtues të PDK-së në Komunën e Prishtinës. Përmes një konference për shtyp, tregoi që PDK ka emëruar për herë të parë një grua të përgatitur profesioniste dhe me vullnet për angazhim në shoqëri si nënkryetare të Kryeqytetit. Ai gjithashtu prezantoi edhe ekipin e katër drejtorëve nga radhët e PDK-së për katër vitet e ardhshme.  Në postin  e nënkryetares së parë grua të Prishtinës, PDK ka emëruar Donjeta Sahatçiun, një profesioniste të dëshmuar për shumë vjet në sferën e menaxhimit, teknologjisë, komunikimit strategjik dhe ngritjen e kapaciteteve. Në 10 vitet e fundit, ajo ka udhëhequr kompaninë “Rrota”, një ndër kompanitë lidere në Kosovë për teknologji dhe komunikim digjital, në rolin e drejtoreshës ekzekutive dhe si bashkëpronare. Zonja Sahatçiu ka studiuar për menaxhim, ekonomi dhe politika publike në RIT Kosovo, ku edhe është përzgjedhur studente e gjeneratës së vitit 2012, dhe menaxhim e administrim biznesi.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: PDK-ja bëri mirë që e votoi kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e …