Pensionohet profesoresha Magbule Syla

Sot, u pensionua profesoresha e kimisë, Magbule Syla. Profesoresha Syla, ka kontribuar dhe ka shërbyer mbi 40 vite në procesin arsimorë në edukimin e shumë brezave, në komunën e Vitisë.

Në emër të institucioneve komunale të Vitisë, drejtoresha e arsimit, Fatbardha Emini së bashku me Mufail Halabaku, drejtor i shkollës së mesme të lartë “Kongresi i Manastirit” në Pozheran, i kanë ndarë një mirënjohje dhe e kanë falënderuar profesoreshën Syla për kontributin shumëvjeçar që ka dhënë ajo në edukimin e shumë gjeneratave në këtë komunë.

Përndryshe Magbule Syla, së fundmi ishte profesoreshë në shkollën e mesme të lartë “Kongresi i Manastirit” në Pozheran.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi priti në takim Bashkim Krasniqin, President i Komitetit Organizativ të Kampionatit Evropian për Juniorë dhe Seniorë në Taekwondo,

“Sot, pata kënaqësinë të pres në takim z. Bashkim Krasniqi, President i Komitetit Organizativ të …